“Në ndeshjen me Kukësin më kanë ardhur mesazhe që të mos fus në lojë tre lojtarët.
Fati im është që nuk e kam hapur fare mesazhin, por për të shuar kureshtjen, e bëra pas ndeshjes.
Mesazhet më kanë ardhur dy ditë para ndeshjes.
Por, ata lojtarë që shikoja në mesazh, fatmirësisht ishin më të mirët ndaj Kukësit”, ka thënë ndër të tjera Duro, që nuk ka dashur të zbulojë emrat e futbollistëve.
Duro gjithashtu ka kritikuar merkaton e bërë, pasi në ekip janë marrë lojtarë që marrin shumë para, por vlejnë më pak se disa që përfitojnë shumë më pak se ata. /b.d