Më datë 14.03.2017, nga Specialistët e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim:
– A.M, 41 vjeç, banues në Tiranë
– D.S, 43 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas dyshohet se janë përfshirë në grabitjet me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit.