Rastet e ngacmimeve në rrjetet sociale janë të shumta por jo të gjitha femrat e meshkujt e marrin guximin ti bëjnë ato publike dhe të denoncojnë këtë fenomen të shëmtuar që ndodh rëndom. Rasti konkret tregon për një vajzë të re në moshë, e cila është ngacmuar në Facebook nga një mashkull që është gati-gati sa babai i saj.
Fillimisht zotëria i kërkon vajzës që ajo t’i dërgojë një foto të sajën pasi ai e pëlqen shumë. Vajza refuzon dhe i kujton se është 20 vite më e vogël në moshë se ai dhe se ka një të dashur, me të cilin dëshiron të martohet e të kalojë jetën.
Burri sërish nuk di të ndalet dhe vijon ti shkruajë e ta ngacmojë. Ai i thotë se do ta marrë për grua, jo si dashnore, e madje pasi vajza i thotë se nuk do t’i kthejë përgjigje, Agim S. I shkruan banalitete. Përgjigja ofenduese e vajzës e ka acaruar “dashnorin e zjarrtë e pa kushte” dhe ka treguar fytyrën e tij të vërtetë, duke e kërcënuar. Më poshtë gjeni një pjesë të bisedës mes tyre./JOQ/a.m.