Nga Ardit Rada/
Me emërimet e reja në kabinetin qeveritar kryeministri Edi Rama ka shuar sot çdo mëdyshje rreth qëllimit të krizës që shkaktoi po vetë gjatë orëve të fundit. Nuk ka më dyshime që ai nuk po tentonte një flirt në distancë me çadrën e opozitës duke sjellë teknicienë në qeveri. Por duket se nuk ka më dyshime as që po tentonte një ndryshim kursi për t’i pëlqyer kërkesave të Ilir Metës, për të hequr ministrin e brendshëm Tahiri, që kreu i LSI nuk e pëlqente prej vitesh. Zgjedhjet që Rama bëri nuk kanë patur lidhje as me çadrën, as me Metën.
Së pari shihet qartë se zgjedhja e katër ministrave të rinj vazhdon të jetë një vazhdimësi e një qeverie të pastër politike. Po aq politike sa ajo e para ndryshimeve. Përveç ministres së shëndetësisë, njeri i besuar i Ramës, të gjitha emërimet e tjera janë figura politike.
Emri i ministrit të ri të Brendshëm ishtë pikëpyetja më e madhe e tri ditëve të fundit. Sot, në poltronin deri dje të Saimir Tahirit u ul një politikan me stazh të gjatë dhe përfaqësues i brezit veteran të socialistëve. Çka heq dyshimet për ndonjë eksperiment të minutës së fundit.
Fatmir Xhafaj njihet si një figurë politike që i ka qëndruar fort aleatit LSI dhe që ka mbajtur ndaj Ilir Metës pozicione publikisht kritike. Përplasja e Xhafajt me Metën për Reformën në Drejtësi vijon ende të mbahet mend në historinë e marrëdhënieve mes dy partive.
Emërimi në fjalë duket se do ta mbajnë të pandryshueshme fabulën brenda koalicionit PS-LSI. Pa harruar faktin se ministri Xhafaj mbetet një antagonist historik edhe i Berishës e Bashës.
Ndërkohë, emri i tij mund të merret edhe si një zgjedhje që ka të bëjë me raportet me faktorin ndërkombëtar. Kjo pasi ai shihet si një figurë e rëndësishme edhe në funksion të reformës në Drejtësi, reformë kjo që ka forcuar lidhjet e tij me SHBA dhe BE gjatë dy viteve të fundit.
Në këtë situatë mbetet e pa parashikueshme se çfarë do të ndodhë më tej me krizën politike në vend, brenda dhe jashtë çadrës. Kjo e fundit me shumë gjasë do të vijojë të qëndrojë në bulevard edhe pas ndryshimeve të fundit që nuk e kënaqin PD, por përkundrazi.
Gjithësesi, me zëvendësimet në kabinet, Rama ka kryer një operacion delikat dhe që nuk shkakton kosto politike. Të paktën për momentin dhe nga ana e jashtme.
Je cun i ri, leji keto analiza banale se shkrime te tilla nuk pine me uje. Doni te gjithe te beheni si Mero dhe Nazarko, po ne fakt koha po i le mbrapa ata. Mos i shpjegoni popullit teatrin, se nje mut dini dhe ju. Shpjegoni, nese mundeni, se cfare ndryshon ne jeten e njerezve.