Më në fund Greqia arriti një marrëveshje me kreditorët. Specifikat e marrëveshjes ende nuk janë publikuar, por është e qartë se marrëveshja është më ndëshkuese sesa propozimi bërë pesë muaj më parë nga kreditorët dhe që qeveria greke u përpoq t’i rezistonte.
Marrëveshja parashikon marrjen e kontrollit të financave greke ose për ndryshe vendi do të dilte nga euro. Shumë vëzhgues janë të befasuar nga kjo lëvizje, por ish-ministri i Financave jo.
Yanis Varoufakis në një intervistë për “New Statesman” ka rrëfyer atë që ka ndodhur “pas skenës”. Ai thotë se debatin me kryeministrin, Aleksis Cipras e ka pasur për shkak të mos marrëveshjes për sjelljen e Greqisë pas referendumit.
Varoufakis pas mbylljes me detyrim të bankave kishte në plan të merrte tri masa tronditëse për të vënë nën presion partnerët evropianë.
Një lloj simulimi për daljen e Greqisë nga eurozona, pasi vetëm kështu shprehet ish-ministrit kreditorët do të nocionin një marrëveshje më të mirë.
Por plani i Varoufakis u refuzua gjatë takimit emergjent të kabinetit të Syrizas.