Kanë nisur mëngjesin e së dielës homazhet për nder të ish-drejtorit të Policisë, Sokol Baraj.
Qindra të afërm, qytetarë dhe bashkëpunëtorë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 53-vjeçarit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithëshme të Policisë së Shtetit.
Sokol Baraj ndërroi jetë një ditë më parë për shkak të një ataku kardiak. Ai ka qenë drejtues i policisë në vitet e vështira 1997-1998. Më pas Baraj ka marrë pjesë në bisedimet e Rambujesë si dhe ka ushtruar funksionin zv.ministrit të Brendshëm dhe të këshilltarit për kryeministrat në vitet 2000-2005.
Së fundmi Sokol Baraj ishte drejtues i sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”. /javanews/b.d