“Kjo qeveri na ka hipur mbi kurriz pasi që i ka premtuar Perëndimit se do ta njohë Kosovën”.
Kështu ka deklaruar kandidati për president të Serbisë, Vuk Jeremiç, gjatë një tubimi elektoral në Mitrovicë të Sremit.Ai ka thënë se qëndrimi i tij për Kosovën nuk ka ndryshuar dhe atë e njohin të gjithë.
“Qëndrimi im për Kosovën është i njohur për të gjithë. S’e kam ndërruar, sepse nëse do ta kisha ndërruar, do të isha i pari në zgjedhjet për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së.
Por kjo qeveri në pesë vjetët e fundit i ka prishur të gjitha institucionet që kanë ekzistuar në krahinë, i ka tradhtuar serbët e Kosovës dhe ka bërë gjithçka që Kosova të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare.
Kjo qeveri e jep Kosovën që të merr dritën jeshile nga Perëndimi që të jetë në gjendje ta zbatojë tiraninë ndaj popullit të vet”, ka thënë Jeremiq, raporton B92, transmeton Koha.net.
Jeremiç është shprehur i bindur se kandidati tjetër për President të Serbisë, kryeministri aktual Aleksandër Vuçiç, nuk do t’i fitojë 50 për qind të votave në raundin e parë, ndërsa, siç u shpreh ai, “atëherë do t’i ikin partnerët pa të cilët nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë vendin”. (b.an)