783 subjekte nga Kosova janë të regjistruara në Shqipëri. Kjo shifër u bë publike nga ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi në një takim mes bizneseve të Kosovës dhe të Sarandës. E shoqëruar edhe nga ministrja e Kosovës Bajrami, Ekonomi theksoi se gjatë vitit 2016 pati rritje me 30 % të turizmit kosovar vetëm në Sarandë. Të dyja ministret thanë njëzëri se duhen krijuar hapësira rregullatore për lidhjen mes bizneseve.
“Bashkëpunimi ekonomik është i rëndësishëm mes dy vendeve”, – tha Ekonomi duke shtuar se “së bashku duhet të tërheqim investimet e huaja”.
Në takim morën pjesë 30 biznesmenë nga Kosova ndërsa e pranishme ishte dhe kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.
ma.me