Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po përpiqet t’i hedhë poshtë njoftimet se Shtëpia e Bardhë është përpirë nga kaosi.
“Mos i lejoni lajmet e rreme, që përhapin fjalë se administrata Trump është përfshirë në konflikte të brendshme”, ka shkruar Trump të martën në Twitter.
“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe jemi duke realizuar së bashku shumë gjëra!”, ka shtuar ai.
Trump i bëri këto komente pasi mediat kryesore amerikane njoftuan se ai ishte i zemëruar me ekipin e tij për mënyrën se si ata i kanë trajtuar polemikat rreth tij. Ishin pikërisht kritikat e shumta të Trump kundër publikimit të ideve në shtypin amerikan dhe në rrjetet televizive, që kanë transmetuar histori të shumta, që përshkruajnë Shtëpinë e Bardhë shpesh bazuar në informacione anonime, ose dokumente të rrjedhura.
ma.me