Mesditën e sotme 2 aksidente me vdekje kanë ndodhur në Korçë dhe në Fushë Krujë. Fillimisht u raportua se në Korçë, një këmbësor u përplas për vdekje në lagjen nr. 10. Ndërsa më pas në Fushë Krujë, një tjetër këmbësor u përplas për vdekje, shoferi që shkaktoi aksidentin në u dorëzua në polici.
“Më datë 04.03.2017, rreth orës 10:35 ,në Fushë- Krujë shtetasi K.T. 23 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 288 PJ, ka aksidentuar shtetasin këmbësor N.T. 63 vjeç. Drejtuesi I mjetit e ka dërguar të dëmtuarin menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi I mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë , për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia e Krujës.
ma.me