Policia italiane vuri në pranga një 38-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një sasi drogës, rreth 3.1 kg kokainë. ‘Libero.it’ shkruan se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar me inicialet A.M., i cili kishte fshehur 3.1 kg kokainë dhe 3.5 kg marijuanë në garazh.
Vlera në total e drogës, nëse do të hidhej në treg, kapte shifrat 400 mijë eurove. Pas hetimeve policore, karabinierët u paraqitën në banesën e shqiptarit, ku ishte nëna dhe gruaja e tij, ndërsa 38-vjeçari u përballë me ‘surprizën’ kur erdhi për drekë.Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesë e më pas në garazh, ku u gjetën dy çanta me drogë, të fshehura nën tokë. Po ashtu në garazh u gjetën dhe prova të tjera materiale dhe një celurarë.
ma.me