Rekrutimi do zgjasë 11 muaj dhe nis këtë verë. Në ushtri do të mblidhen të gjithë suedezët të lindur pas vitit 1999. Rreth 13000 suedezë do të mobilizohen duke nisur në fillim të korrikut por vetëm 4000 do të përzgjidhen në bazë të aftësisë së tyre. Ata do të thirren në ushtri në fillim të janarit 2018
Në 2010 Suedia hoqi shërbimin e detyruar ushtarak, pasi prej kohësh nuk ka patur konflikte të armatosura. Vendi edhe pse nuk është në Nato ka nënshkruar partneritetin për paqe, një program i publikuar në 1994 për të zhvilluar bashkëpunimin ushtarak mes Aleancës Atlantike dhe vendeve jo anëtare. “Situata e re e sigurisë është një realitet,ndërsa forca ruse është nënvlerësuar” u shpreh një specialist.