Gjykata e Shkodrës ka lënë burg efektivin e FNSH Ardian Loci i cili akuzohet se dekonspiroi oiperacionet kundër kultivuesve të drogës.
Dëshmia e Locit në sallën e gjyqit i ka prekur të gjithë. Teksa shfajësoi veten nga akuzat, ai kërkoi lirinë pasi në shtëpi ka gruan dhe vajzën e sëmurë rëndë.
“Kam 21 vite shofer në FNSH. I kam shërbyer shtetit me zemër e me mendje. Kam gruan të sëmurë dhe vajzën e sëmurë po ashtu me sëmundje të keqe në kokë. Kam vajzën tjetër të vogël që s’ka kush ma çon në shtëpi. S’kam marrë asnjë shpërblim. Kam shtëpinë pa pllaka. E ndjej veten shumë të rënduar aq sa të vras veten. Janë akuza te shpifura. S’kam bukë në shtëpi. Edhe një shpërblim që mora kam shlyer borxhet dhe energjinë. S’kam patur lekë t’i paguaj vajzës ilaçet”, ka thënë mes lotëve efektivi i FNSH-së.
Loci foli edhe në lidhje me akuzat e tij ndaj prokurorisë.
“Nuk i përkas asaj kategorie. I kam çuar një shoku një thes miell se s’kishte me çfarë e merrte dhe i thashë mos më thuaj më ashtu se kushedi si merret, në rregull më tha. Si qenka, unë kam folur me një në lagje… Kam qenë në shërbim më përpara dhe sa shkova në shtëpi duke ngrënë buke më arrestuan. Jam shume i zhgënjyer me këtë që më është bërë. Më falni për shqetësimin”, tha Loci./a.m.