Përse të shkosh tani? Ka kaluar mbi një çerek shekulli qëkurse Shqipëria hapi kufijtë, por nëse përmend se do të ikësh për fundjavë në Tiranë, shumë veta do të bëhen skeptikë.
Nën regjimin komunist, Shqipëria ishte një shtet i izoluar. Udhëtarët, amerikanët, gazetarët dhe meshkujt me mjekër dhe me flokë të gjata e kishin të ndaluar të hynin. Ndërsa tani plazhet e Shqipërisë konsiderohen si ndër më të mirët në Europë dhe Bjeshkët e Namuna ofrojnë një nga peizazhet më të paprekura.
Ndërsa sa për Tiranën, ajo është një qendër kompakte në të cilën ndodhet një metropol ku jetojnë 750 mijë njerëz, ose një e katërta e shqiptarëve.
Atje ka një kulturë kafeje në rritje, një sërë hotelesh me standard ndërkombëtar dhe kuzhinë që zhduk çdo paragjykim. Turizmi ende duket si një punë në vijimësi, e cila bashkë me vlerat fantastike, i shtojnë magjepsjen vendit. 14 Marsi është Dita e Verës dhe atmosfera festive pushton Tiranën, me koncerte në park, performues në rrugë dhe tregje të hapura, raporton “Scan”.
Më pas, “the Telegraph” krijon një itinerar për udhëtarët duke këshilluar pikat kryesore turistike që duhen vizituar si Xhamia e Et’hem Beut, Piramida, Muzeu Kombëtar dhe Parku Kombëtar i Dajtit./a.m.