Deputeti socialist Armando Prenga ka dhënë sot dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Prenga i cili ndodhet nën hetim për plagosje i ka dërguar ditën e sotme letrën e dorëheqjes kreut të Kuvendit.
Mësohet se Prenga në letrën që i ka shkruar kryeparlamentarit shprehet:
Dëshiroj t’ju informoj ju zoti kryetar, por edhe opinionin publik, se ligji për dekriminalizimin në asnjë dispozitë të tij, nuk parashikon ndërprerjen e mandatit të të zgjedhurve për një dënim me gjobë, sic është rasti im, por për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër se heq dorë sot dhe gjithmonë nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më ka ngarkuar. Së fundmi i konsideroj të padrejta dhe shpifje, të ulëta, akuzat politike të opozitës dhe personave të autorizuar prej tyre.
Ditën e sotme ishte planifikuar edhe mbledhja e KQZ për rastin Prenga.
Mandati i deputetit në fjalë ka bërë që Prokuroria dhe KQZ të kenë përplasje institucionale. /b.d