Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi nënshkroi sot paktin e mirëqënënies sociale me 6 bashkisë e qarkut të Fierit nga ku theksoi se vettingu do tu japë mbështetje njerëzve në nevojë.
“Deri sot drejtësi ka favorizuar tutorët e fëmijëve. Tutorët duhet të marrin dënimin e merituar. Vettingu do tu japë mbështetje njerëzve në nevojë”,tha Klosi.
Ai i bëri thirrje opozitës të kthehet në parlament për të votuar reformat, ndërkohë që deklaratat e kryetarit të PD-së ai i cilësoi bllokuese për procesin e miratimit të reformave si dhe destabilizuese për vendin.
“Frika nga vettingu po e mban opozitën në çadër. Opozita të mos i trembet drejtësisë”, përfundoi ministri./b.d