Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi tashmë ka paralajmëruar që do të jetë Kandidat i partisë së tij SNS për President të Serbisë.
Veç faktit që ka vendosur në pozitë të keqe Presidentin aktual Nikoliqin i cili “pas marrëveshjes” me Vuçiqin ka vendosur të mos kandidojë, edhe fakti i lënies vakant të pozitës së Kryeministrit, ka shtuar idetë dhe spekulimet që bashkë me zgjedhjet presidenciale në Serbi të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, raporton Gazeta Blic.
Vuçiçi tha sot se “ka parë kërkesat” e disa partnerëve të Koalicionit (SPS) dhe se më së largu të hënën do ta thotë vendimin e tij.
Gjasat që Serbia të shkojë në zgjedhje të reja për President i cili zgjedhet nga populli dhe për Parlament janë më tepër se reale: kjo edhe për faktin që SNS-i i Vuçiqit qëndron mirë dhe kjo do t’i jepte mundësinë Nikoliçit të merrte postin e Kryeministrit të Serbisë, përgatiti “Gazeta Blic”. (b.an)