Manchester United dhe Schalke 04 u kualifikuan për në raundin tjetër të Europa League duke respektuar parashikimet dhe rolin e favoritit q e kishin fituar me prepotencë pas sfidave të para 3-0. Djajtë e kuq të impenjuar në fushën e Sent Etienit, arritën të fitojnë edhe në përballjen e dytë me francezët, në një 90 minutësh të vendosur nga Mkhitarian.
Mesfushori armen përfitoi nga një pasim i Mata, për të firmosur dhe golin që vendosi transfertën transalpine të formacionit të Murinjos. E vetmja notë negative e mbrëmjes, ishte kartoni i kuq i Baili’.
Schalke barazoi 1-1 me PAOKU-n e Selanikut në Feltins Arena, por falë suksesit në Greqi, kualifikohet pa probleme në kupën më të vogël të futbollit kontinental.
Schoepf i dha avantazhin ekipit gjerman ndërsa ishin sërish vendasit që shënuan, këtë herë në portën e tyre me Nastasiç.
Surpriza e mbrëmjes ishte eliminimi i Fenerbahces, pas barazimit 1-1 me ekipin rus të Krasnodar. Në sfidën e parë, turqit kishin humbur 1-0.