Formularët e dekriminalizimit kanë bërë që Prokuroria dhe KQZ të përplasen në lidhje me të dhënat e deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë.
Ditën e djeshme KQZ iu përgjigj Prokurorisë përmes një deklarate për shtyp ku shpjegonte se përse Armando Prenga dhe Artan Gaçi nuk janë objekt hetimi për drejtësinë.
Por Prokuria e Përgjithshme ka dërguar ditën e sotme disa oficerë gjyqësorë në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Organi i akuzës ka nisur kështu hetimin ndaj KQZ pasi dyshon për shkelje dhe fshehje të të dhënave.
Mësohet se ditën e sotme ka nisur sekuestrimi i dosjeve të zyrtarëve të lartë ndërsa KQZ nuk ka ende një reagim.
Po sot, Prokuroria ka kërkuar shenjat e gishtave për 8 zyrtarë dhe deputetë mes të cilëve Aqif Rakipi, Omer Mamo, Mhill Fufi, dhe Artan Gaçi. Kjo kërkesë bëhet për të krahasuar disa të dhëna të mbërritura nga jashtë vendit.
/javanews