Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ka një porosi për tre liderët e Kosovës: Presidentin, Kryeministrin dhe të parin e Kuvendit.
Haradinaj ka thënë se Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli, nuk kanë nevojë ta presin as përshëndesin kur të lirohet nga Franca.
“Kur të lirohem më 2 Mars nuk ka nevojë të më organizojn pritje”, ka thënë Haradinaj raporton GazetaBlic.com.
2 orë më parë Kadri Veseli në Tiranë për vizitë zyrtare Ai këtë deklaratë e dha në emisionin “E Diell”, me autor Adi Krastën.” Dëshiroj që në Aeroport të më presin vetëm Anita, fëmijët e mi… dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, por jo edhe liderët kosovarë” tha Haradinaj në emisionin e Adi Krastës.
Haradinaj me këtë rast pati edhe kritika të ashpra për institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit e vendit.
“Thaçi, Mustafa e Veseli janë treguar shumë të dobët, të pafuqishëm përballë Serbisë, thjeshtë ata nuk janë të Zotët për të udhëhequr shtetin e Kosovës” ka thënë Haradinaj, përgatiti ”GazetaBlic.com”. (b.an)