Në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë, protesta e opozitës gjatë orëve të mbrëmjes i ngjante më tepër një feste.
Brenda çadrës dëgjohej muzikë e lartë, ndërsa protestuesit hynin e dilnin duke konsumuar pije e duhan, e madje shtynin kohën duke luajtur me letra, mes tyre edhe Basha, që fiksuar në një foto duke luajtur shah.
Muzika ndërpritej herë pas here, kur në podiumin e improvizuar brenda çadrës merrnin fjalën organizatorë e përfaqësues të Partisë Demokratike.
Organizatorët e protestës u kujdesen për të gjitha detajet, duke vendosur brenda çadrës ngrohëse me gaz.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u largua në orët e para të mëngjesit./shqiptarja.com/b.d