Këtë të dielë kryeministri Edi Rama ka mbrojtur në “komunikimin e javës” policinë e shtetit nga akuzat që i janë bërë nga opozita në lidhje me grabitjen në Rinas, dhe ka fajësuar sistemin e dobët me të cilin bankat ruajnë paratë.
Por ndryshe mendon Ben Blushi, i cili e ka etiketuar kryeministrin si njëri ndër spikerët në kohën e komunizmit, që fliste kinezçe në Radion Tirana.
STATUSI I BLUSHIT
Spikeri i radio kryeministrisë
I paafti thotë se fajin për vjedhjen e bankave e kanë bankat, fajin për ilaçet e skaduara e kanë të sëmurët, fajin për cilësinë e dobët të shkollave e kanë prindërit, fajin për korrupsionin e notave e kanë nxënësit, fajin për hashashin e kanë duhanxhinjtë, fajin për përmbytjet e kanë fshatarët, fajin për koncesionet e kanë bizneset, fajin për mjerimin e kanë të mjerët, fajin për zgjedhjet e kanë të tjerët, fajin për zgjedhjet në Amerikë e kanë meksikanët, fajin për trenin e kanë kosovarët, fajin për koalicionin e kanë grekët, fajin për integrimin e kanë gjermanët, fajin që durojnë e kanë shqiptarët.
Duket si spikerët e komunizmit që çdo të diel flisnin kinezce në Radio Tirana duke bindur popullin kinez se Shqipëria ishte kërthiza e fildishtë e botës kurse Kina vetëm barku i saj i boshatisur!