Mbaron sot afati për formimin e qeverisë së re nga Nikolla Gruevski i VMRO-së.
Partia e tij fitoi 51 mandate gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni më 11 dhjetor dhe presidenti i dorëzoi Gruevskit mandatin për formimin e qeverisë së re, afati i së cilës skadon sot në mesnatë.
Ndërkohë, deri më tani Nikolla Gruevski ka realizuar vetëm një takim me kandidatin potencial për Qeverinë e re, Ali Ahmetin.BDI-ja tashmë për dy ditë me rradhë ka zhvilluar takime brenda partiake,por akoma nuk kanë arritur të nxjerrin një vendim përfundimtar.
Negociatat të shtunën kanë nisur edhe në partinë e Zoran Zaev, njeriut të dytë që mund të marrë mandatin pas Nikolla Gruevskit, i cili shihet më i papërshtatshëm për shkak se kërkesa kryesore e shqiptarëve është gjuha shqipe gjuhë zyrtarë në tërë Maqedoninë.
Nëse Gruevski nuk arrin të formojë qeverinë e re, sipas Kushtetutës së Maqedonisë, presidenti duhet t’ia dorëzojë mandatin partisë së dytë fiteuse në zgjedhjet e dhjetorit e dyta parti është ajo e LSDM e Zoran Zaev.