“E kam humbur kot kohën me meshkujt budallenj dhe duke bërë budallallëqe, pasi është shkruar shumëçka për mua dhe në fund e kam kuptuar se ka ardhur koha që ta mbyll derën”, sqaroi ajo.
Bukuroshja e njohur, Kelly Brook, thotë se e ka humbur kohën e saj me “të dashur budallenj”. Modelja dhe aktorja e famshme britanike ka sulmuar ashpër ish-të dashurit e saj, duke përfshirë edhe lojtarin e ragbit, Danny Cipriani, dhe ka insistuar se të kuptuarit rreth meshkujve nga e kaluara e saj e ka shtyrë që të shkruajë librin autobiografik “Close Up”.
“Oh, e kam humbur kot kohën me meshkujt budallenj dhe duke bërë gjëra budallallëqesh, pasi është shkruar shumëçka për mua dhe në fund e kam kuptuar se ka ardhur koha që ta mbyll derën për të gjithë ata kapituj.