Një qytetar shqiptar, në fakt me shtetësi serbe, identiteti i të cilit nuk dihet ende, po mundohettë blejë një radio serbe. Kështu, Shqipëria së shpejti mund të promovojë politikat e saj në botëpërmes valëve ajrore të radios serbe " Zëri i Serbisë".
Presidenti i Komisionit Parlamentar për Diasporën, Janko Veselinoviç e cilëson këtë si rrezik. Frekuencat Radios Ndërkombëtare të Serbisë mund të blihet nga një manjat shqiptar. Shqiptari, i cili ka shtetësi Serbe, kërkon që frekuencat e radios të mbulojnë të gjithë kontinentet.
Janko ka kërkuar informacion mbi vërtetësinë e këtij lajmi nga Ministri i Kulturës, Ivan Tasovaç. Radioja Ndërkombëtare Serbia ka një muaj që është mbyllur. Ajo ekziston prej 80 vitesh dhe emisionet e saj transmetoheshin në 11 gjuhë të botës. “Një vend serioz nuk e jep radion me valë të shkurtra”, shprehet presidentja e radios, Ivana Subasiç.