Sipas shkencëtarëve, gjatë një procesi puthjeje pasionante që zgjat 10 sekonda, shkëmbehen rreth 80 milion baktere. Duket si dicka shumë e pashëndetshme, por gjasat më të mëdha janë të sëmuremi nga shtrëngimi i duarve sesa nga puthjet.
Përpos baktereve, gjatë një puthjeje shkëmbejmë edhe shumë gjëra pozitive me partnerin. Por jo vetëm. Eksperiencat tona të para me dashurinë dhe sigurinë përfshijnë presionin e buzëve, sic mbanim biberonin kur ishim të vegjel. Këto sjellje të hershme e lidhin puthjen me emocione positive që vazhdojnë të jenë të rëndësishme përgjatë jetës.
Buzët janë zona erotike më e ekspozuar në trup. Ata janë të mbushura me mbaresa nervore të ndjeshme kështu që edhe një furçë e vogël mund të dërgojë informacione në trurin tonë që na bëjnë të ndihemi mirë.
Nëse ekziston një ‘kimi’ mes dy personave, puthja mund të përgatisë terrenin për një romancë të re. Një puthje pasionante i afron shumë dy njerëz, hundë më hundë. Ne mësojmë më shumë rreth partnerit tonë duke angazhuar ndenjën tonë të të nuhaturit, të shijes dhe prekjes. Dhe nëpërmjet këtyre informacioneve të gjitha sinjalet dërgohen në trurin tonë dhe na informojnë në lidhje me personin tjetër. Në fakt, aroma e një personi mund të na japë të dhëna të pavetëdijshme rreth ADN-së së tij.
Sipas psikologëve, një studim i zhvilluar në Universitetine New York-ut në Albany, doli në përfundimin se 59% e meshkujve dhe 66% e grave i kanë dhënë fund një marrëdhënieje të mundshme pasi puthja nuk kishte shkuar mirë.
Puthja na jep të dhëna nëse ia vlen ta cojmë marrëdhënien tonë më tej apo jo. E kundërta ndodh me femrat që përdorin kontraceptivë, organizmi nën efektin e pilulave zakonisht con në tru informacionin e gabuar.
Impulset nervore të lidhura me trurin, gjuhën, buzët, muskujt e fytyrës dhe lëkurës kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të ndryshuar mënyrën sesi ndihemi. Puthja pasionante rrit nivelin e oksitocinës i njohur ndryshe si ‘hormoni i dashurisë’, largon stresin dhe rrit ndjesinë e afërsisë dhe lidhjes me një person. Zgjerohen venat e gjakur, thellohet frymëmarrja, skuqen faqet dhe rrahjet e pulsit përshpejtohen.
Puthja na përfshin emocionalisht me dikë, qoftë partner, mik apo pjesëtar i familjes. Puthjet vijnë në forma nga më të ndryshmet dhe lidhen ngushtë me momentet më kuptimplota të jetës tonë, një formë komunikimi përtej fjalëve. – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=175879#sthash.P6aAkONv.dpuf – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=175879#sthash.P6aAkONv.dpuf – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?id_legami=175879#sthash.P6aAkONv.dpuf