Real Madridi ka thyer rekord historik në Spanjë, duke u bërë skuadra me më së shumti ndeshje pa humbje, gjithsej 40.
Ky rekord ishte afër të prishej nga Sevilla, në të cilën ndeshje Reali shënoi golin e barazimit për 3:3 në minutën e 93’të dhe të fundit, Karim Benzema shënoi golin për rekordin historik, transmeton Gazeta Express.
Tani ekipi i Zidane dëshiron të thyejë rekorde tjera. Fillimisht, “Los Blancos” duan të thyejnë rekordin e Nottingham Forest, që në vitin 1978, kishte shkuar në 40 ndeshje pa humbje.
Më pas, do të tentojnë të thyejnë rekordet e Milan dhe Juventus. Dy gjigantët italianë kanë shkuar deri në 42, respektivisht 43 ndeshje pa humbje. Milan, në sezonin 1992/93 ka shkuar në 42 ndeshje pa humbje, derisa Juve deri 43 ndeshje pa humbje, përcjell Gazeta Express.
Për të thyer këto rekorde, Reali fillimisht duhet të mos pasoi humbje nga Sevilla të dielën, teksa më pas do të përballet dy ndeshje me Celta Vigon (Copa del Rey), më pas në “Santiago Bernabeu” me Malagan dhe Real Sociedadin. (b.an)