Shënohet viktima e dytë nga temperaturat nën zero.
Pas ngjarjes në Durrës, një endacak nga Saranda ka humbur jetën.
Burime nga policia e qytetit bregdetar bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se viktima Leonard Beqiri, 54 vjeç, u gjet në gjendje të rënde e në kushte të mjerueshme në një banesë të braktisur në lagjen nr.2. Ndonëse ai u transportua me urgjencë në spital, ai ndërroi jetë. Nga hetimet rezultoi se vdekja e endacakut u shkaktua nga i ftohti dhe kequshqyerja.
Prej fillimit të vitit Beqiri ishte transportuar shpesh në spital për t’u trajtuar. Ai prej kohesh jetonte në një automjet të braktisur, pasi ishte pa familje. Sakaq, nuk dihet se kujt i përkiste banesa e amortizuar ku jetonte Beqiri, ndërsa hetimet vijojnë.
Ndërkaq, një i ri nga Durrësi u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm. Viktima, i riu me inicialet A.S. 38 vjeç, njihej si endacak në qytet, ndërsa dyshohet shkak i vdekjes ishte i ftohti.