Bashkëshortja e të ndjerit Dr. Flori, ka reaguar pas lajmit se kishte fshire të gjitha fotot me këngëtarin nga profili i saj në ‘Instagram’.
Ajo ka rikthyer një foto me bashkëshortin e saj Florian Kondi, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitit të kaluar si pasojë e një takikardie, duke e shoqëruar me komentin ‘meqë janë bërë portalet merak’.
Më herët Blerina Kondi, kishte fshirë nga profili i saj në ‘Instagram’ fotot me ish- bashkëshortin duke lënë disa foto me dy fëmijët e saj Kaltrinën dhe Danielin.
Nuk dihet qëllimi që ka pasur bashkëshortja e Dr. Florit duke fshirë dhe rikthyer sërish fotot me bashkëshortin./bw/a.k