Vetëm një foto e disa ushtarëve shqiptarë në radhët e ushtrisë greke, teksa kanë bërë me duar shqiponjën simbol të flamurit shqiptar ka tërbuar median greke.
Gazeta greke “Doureios Tupos” referuar kësaj fotoje të botuar nga portali shqiptar “Jeta është qejf” boton një artikull me titull “Ushtarët shqiptarë në ushtrinë greke formojnë shqiponjën”, ku i quan shqiptarët bukëshkalë dhe që nuk respektojnë bamirësinë e dhënë nga grekët që u garantoi atyre shtetësinë.
Gazeta shton se nëse ata janë patriotë, pse nuk e bëjnë shërbimin ushtarak në ushtrinë e tyre por zgjedhin ushtrinë greke për të bërë një gjë të tillë. Arsyeaja sipas shkrimit, është se ata përfitojnë nga qëndrimi i tyre në Greqi.
Po citojmë shkrimin e gazetës greke për këtë rast:
Ushtarët shqiptarë në ushtrinë greke formojnë shqiponjën
Një profil shqiptar në Facebook (“Jeta është Qejf”), ka vënë në pjesën ballore të saj këtë foto duke treguar ushtarë “grekë” duke formuar shqiponjën e flamurit shqiptar me të dyja duart.
Për shkak të shtetësisë greke dhe përfitimeve që dalin nga kjo, shumë shqiptarë e kanë bërë dhe e bëjnë shërbimin ushtarak në Greqi. E keqja është se askush nuk e di nëse ata kanë ndërgjegje greke ose të paktën respektojnë vendin që u dha aq shumë shanse në jetë.
Ka një skenar më të keq, të jetë një skenar anti-grek dhe – diçka që është e sigurtë – thjeshtë të gëzojnë edhe një herë mbështetjen apo mirësinë tonë.
Nëse ata janë patriotë, pse nuk shkuan për të shërbyer në ushtrinë shqiptare? A ka qëllim të mirë kjo foto, në vend që të bëhen “djem të ashpër” shqiptarë për të tërhequr vëmendjen në sytë e tyre?
Kështu, duke u sjellë në këtë mënyrë, ata janë duke na thënë se ne kemi mbajtur një gjarpër në gjirin tonë!
Zyrtarët le të bëjë atë që ndjehet më e drejtë. Sepse liria ka kufijtë e saj, sidomos kur je i veshur me rroba që nderohen shumë dhe janë ujitur me gjakun e të rënëve./TemA/a.k
http://www.doureiostupos.gr/2016/06/blog-post_64.html?m=1