Janë raportuar afërsisht 50 mijë lajme në mediat botërore gjatë vitit që lamë pas, ndërsa disa prej tyre ishin bombastike.
Në Amerikë lajmi që bëri bujë ishte se Obama do të ndalojë ndalimin e betimit për besnikri nëpër shkolla. Ky lajmi u përhap shumë, por që doli i rremë. Lajm sensacional ishte edhe ai se Papa Francesko e përkrah Donald Trumpin në kandidimin për president të SHBA-ve.
Lajm i madh u bë edhe ai se gjoja një person ka prerë organin e tij gjenital me armë pas publikimit të një selfie të tij, lajm që doli të jetë gjithashtu i rremë. Ndërkohë, edhe gruaja që infektoi 587 meshkuj me Hiv Aids, ishte lajmi që bëri xhiro në botë, por që në fund u përgënjeshtrua. Një grua ka bërë jashtëqitjen mbi tavolinën e shefit pasi e ka fituar llotarinë, ishte lajmi tjetër që u bë hit në mbarë botën, por që në fund doli të ishte lajm i sajuar.