Pas vendimit të KQZ-së për t’i hequr mandatet deputetëve Selami e Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës Roshi, ka reaguar ambasada e SHBA-ve në Tiranë, duke e cilësuar vendimin si një fitore të madhe për popullin shqiptar. Por nga ana tjetër, “kokat” e para të “prera” nga dekriminalizimi, ambasada i ka cilësuar gjithashtu dhe si një shembull paralajmërues, për të gjithë ata kriminelë që po mendojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
DEKLARATA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t’i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e dekriminalizimit.
Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve./java/a.k