E përditshmja spanjolle “AS”, ka bërë të ditur se Real Madridi është duke tentuar që t’i ofrojë kontratë të re fantazistit, Isco, pasi nuk duan që ai të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Madje “AS” shkruan se “Los Blancos” tashmë kanë filluar negociatat për rinovimin e kontratës me spanjollin, për të cilin flitej se mund të largohet nga kampionët e Evropës – pasi nuk po arrin të zë vend në formacionin e parë të Real Madridit, përgatiti Zëri. (b.an)