Diskutimet për Buxhetin e Bashkisë së Durrësit janë shpoqbruar me debate të ashpra ku nuk kanë munguar përplasjet mes PS dhe LSI.
Pas debateve në emër të grupit të këshilltarëve të LSI, Jeton Rexhmati deklaroi se nuk do ta votojnë buxhetin duke shënuar kështu një krisje mjaft të rëndë në kampin e mazhorancës në bashkinë e dytë më të madhe në vend.
“Hartimi i buxhetit është bërë nga adminstrata dhe nuk janë marrë parasysh kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve dhe këshilltarëve. Propozimet e këshilltarëve mbeten në sirtar duke mos u marrë parasysh nga administrata.” tha Rexhmati.
Buxheti 2017 me vlerë 43 milionë dollarë u rrëzua me votat e PD që votoi kundër dhe LSI që abstenoi.