Cristiano Ronaldo ka shpërblyer vetën me një veturë të re. Pas një viti të mrekullueshëm si në aspektin individual po ashtu edhe në atë ekipor, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka shpërblyer vetën me një veturë të re të tipit Mercedes.
“Bisha e re”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.
Ronaldo këtë viti fitoi shumë trofe ekipor e individual, veçohet “Topi i Artë”, çmim të cilin e fitoi për herë të katërt në karrierë, përgatiti “Express”. (b.an)