Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka hyrë në një fazë intensive të sensibilimit të biznesit për ti lajmëruar ato rreth procedurave të inspektimit, të drejtat dhe detyrimet që kanë. Synimi është që biznesët të përmbushin në mënyrë vullnetare detyrimet ndaj shtetit. Në një material sqarues Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohon se do të ketë mirëkuptim (sipas ligjit) sa i takon caktimit të datës dhe orës së inpsketimit, shkruan “Monitor”.
“Kontroll i aktiviteteve të biznesit tuaj mund të përfshijë disa fusha kryesore, të tilla si, të ardhurat,verifikim i saktësisë së çmimeve të shitjes, shumave të raportuara, si janë klasifikuar dhe dokumentuar, etj” njoftojne tatimet. Por që biznesët të mund të shpëjtojnë nga nje gjobë e mundshme ende pa nisur kontrolli duhet të kenë gati 9 dokumente si më poshtë:
1-Afishimin e Niptit në adresën kryesore dhe Niptet sekondare në adresat respektive.
2- Liçensat ose lejet sipas llojit.
3-Pasjen e një listëpagese apo edhe të E-Sig 27 për punonjësit e deklaruar rishtazi.
4- Kontratat e punës, listë prezencat e firmosura për punonjësit. (Sigurimin që çdo punonjës të ketë një kartë identiteti me qëllim verifikimin saktë të tij).
5- Funksionim i kasës fiskale sipas parametrave ligjorë. Të hapet para fillimit të punës, si dhe të kryhet mbyllja për transmetimin ditor në përfundim të punës (ose turnit respektiv). Kasa duhet të jetë e detajuar sipas artikujve dhe/ose shërbimeve.
6- Disponimin e mandat-arkëtimeve dhe mandat- pagesave, ditarit/librit të arkës. Disponimin e transaksioneve me banka të dokumentuara (brenda dhe jashtë vendit).
7-Disponimin e kontratës së qirasë apo aktit të pronësisë ku ushtrohet aktiviteti.
8- Bilancet kontabile sipas periudhave respektive
9- Disponimin e inventarit të fillim vitit, në sasi, vlerë dhe kosto blerje, sipas mallit.
MA.ME