Policia gjermane ka njoftuar se janë liruar dy kosovarët, njëri 28 e tjetri 30 vjeçar, të cilët dyshoheshin se po planifikonin sulm terrorist në një qendër tregtare në Duisburg të Gjermanisë.
Vendimin për lirimin e tyre e ka marrë Gjykata me arsyetimin se nuk ekziston më rrezik real prej dy vëllezërve kosovarë, shkruan derwesten.de, transmeton Express. (b.an)