Por, qeveria parashikon që gjatë kohës së punës, pensionisti duhet të paguajë rregullisht edhe kontributet për sigurime shoqërore që mbahen nga paga e tij. Janë me mijëra pensionistë që vazhdojnë të punojnë dhe të marrin njëkohësisht edhe pensionin, edhe pagën.
Por, shumë prej tyre ndërkohë nuk paguajnë detyrimet e sigurimeve shoqërore. Në kuadër të amnistive festive, të paktën 1260 pensionistëve do t’u falen detyrimet, raporton Panorama. Kjo është vendosur në mbledhjen e fundit të Këshillit Administrativ të ISSH, të drejtuar nga ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.
Këshilli ka vendosur t’i propozojë qeverisë projektvendimin për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të invalidëve dhe ish-minatorëve. Këto detyrime lindin nga zbatimi i ligjit 150/2014 për shkak të punësimit, ndërkohë që përfitonin pension nga fondi. “Me këtë projektligj falen debitë e rreth 260 minatorëve dhe rreth 1000 invalidëve, të pjesshme dhe të plota, të krijuara deri në datën 31.12.2016”, thuhet në njoftim. Por Këshilli ka vendosur që falja të jetë e fundit.
“Të gjitha debitë që do të krijohen pas datës 1 janar 2017, për shkak të punë- simit, ndërkohë që tërhiqen pensionet mujore, nuk do të falen dhe do të ndalohen sipas përcaktimeve ligjore”.Vendimi për faljen e debive për këto kategori vjen pas një serie vendimesh të tjetra si ai për faljen e detyrimeve për 5400 ish-ushtarake; ngushtimin e diferencave të pensioneve për profesionet e rënda; ngushtimin e diferencave për pensionistët e dalë në pension në vitet ’93-’96; ai për rritjen e pensioneve për personalitetet e artit, kulturës dhe shkencës, të marra gjatë këtij viti, bashkë me vendimet për njohjen e viteve të punës për ata që e kishin dokumentacionin e dëmtuar.
SI FUNKSIONON SKEMA
Sipas skemës, të gjithë ata që vazhdojnë punën pasi kanë mbushur moshën e pensionit, mund të përfitojnë 6 për qind pension shtesë ditën që vendosin të mbyllin punësimin dhe të marrin pension. Ligji parashikon, nga ana tjetër, që të gjithë pensionistët mund të punësohen, duke marrë edhe pagën e punës, edhe pensionin, por me kushtin që të paguajnë sigurime shoqërore. Këtyre të fundit, pra pensionistët në punë, nuk u njihet si moshë shtesë puna e re, dhe nuk përfitojnë shtesë pensioni prej 6 për qind në vit.ma.me