Pasi Rama tha se Basha po përdor alibi për disfatën në zgjedhje dhe se po ankohet te ndërkombtarët për tu justifikuar, Basha ka reaguar në facebook.
Ai thotë se Rama ka kandiduar kriminelë, ka përdorur administratën si dhe ka zhytur shqiptarët në krizë.
“E turpshme eshte te poshterosh popullin tend duke kandiduar kriminele e trafikante dhe mos ti terheqesh edhe kur ta kerkon publikisht mbare bota demokratike. E turpshme dhe kriminale eshte te kercenosh kandidatet, opoziten dhe zgjedhesit. E turpshme eshte te urdherosh drejtoret e administrates te mbushin kutite e votimit. E turpshme dhe e pafalshme eshte te krekosesh si gjeli maje plehut nderkohe qe ke zhytur shqiptaret ne pasiguri dhe krize ekonomike.” shkruan Basha.