Policia serbe ka arrestuar ditën e sotme tre shqiptarë që udhëtonin me një automjet tip “Nissan” brenda të cilit kishin fshehur 39 kg heroinë.
Shqiptarët u kapën në pikën kufitare të Horgos dhe po tentonin të hynin në Hungari, raporton gazeta serbe “Blic”, që ka publikuar edhe fotot e aksionit.
Shqiptarët e arrestuar janë S.C., B.C. dhe I.C. të tre të afërm mes tyre, pasi ndajnë të njëjtin mbiemër raporton panorama. Sipas mediave serbe, droga ishte fshehur në shasinë e automjetit.
Tre shqiptarët do të qëndrojnë tashmë 48 orë në burg dhe më pas do të vendosen nëse do të dërgohen për t’u gjykuar në Shqipëri./a.m.