Dashi
Ngrohtësia dhe harmonia që do të gjeni pranë njeriut tuaj të zemrës sot do t’ju bëjë edhe ju vetë një person më të mirë dhe më solar. Beqarët do kenë ndryshime për të ardhmen e tyre pas deklaratave të forta të dashurisë që do marrin sot. Në planin financiar do përballeni me probleme edhe pse do tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.
Demi
Keni filluar të mendoni për dhuratat e fundvitit dhe doni të gjeni ide origjinale për të kënaqur personat që keni pranë vetes. Beqarët do realizojnë takime interesante sot, por vetëm kaq, pasi nuk e ndjejnë ende veten gati për të filluar lidhje. Financat do kenë një ditë me fat, gjendja do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.
Binjakët
Sot jeni shumë të hapur dhe të sinqertë. Zonat gri dhe çështjet e pazgjidhura ja u keni lënë të tjerëve për tu marrë. Ju doni të jeni sa më i/e vërtetë me njerëzit e dashur. Beqarët do kenë një ditë të zymtë sot dhe pa fat në dashuri. Në planin financiar gjendja do të jetë e mirë, gjithsesi shpenzimet kryejini me maturi.
Gaforrja
Sot ju sugjerohet të anashkaloni pak punën dhe t’i përkushtoheni më shumë njeriut tuaj të zemrës i cili e ka ndjerë veten pak të lënë pas dore nga ju këto kohët e fundit. Beqarët nuk do jenë në humorin e duhur për të joshur dhe do humbasin mundësi të shkëlqyera. Financat nuk do jenë të mira, kujdes.
Luani
Ironia e partnerit/es karshi jush po ju argëton pa masë. Do të bëheni pjesë e lojës duke treguar se dini të menaxhoni situata delikate më mirë nga sa mendonit. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe tërheqës sot dhe do bëjnë për vete shumë persona. Në planin financiar do arrini të ruani ekuilibrin e të ardhurave.
Virgjëresha
Jeni shumë të ngarkuar dhe do të filloni të ndani përgjegjësitë edhe me partnerin/en. Jo çdo gjë mund ta zgjidhni vetë. Beqarët do tregohen të hapur gjatë ftesave për takime dhe do ndihen mjaft mirë dhe të lirshëm me personat që do takojnë. Në planin financiar parashikohen disa probleme serioze.
Peshorja
Do të keni disa luhatje humori sot gjatë pasdites ju të dashuruarit, por nuk keni mundësi ti shmangni. Ka gjëra që duhet të përballeni dhe mënyra më e mirë është duke folur. Beqarët do kenë takime pa fund sot por nuk do vendosin dot për asnjë person. Financat do jenë delikate, kujdes me shpenzimet.
Akrepi
Edhe pse ka persona me të cilët nuk shkoni shumë dakord për gjëra të caktuara, sot do të mund të bashkëpunoni për një kauzë të madhe. Beqarët do bëjnë mirë të mos ndërmarrin shumë rreziqe vetëm për të krijuar lidhje sepse do lëndohen. Financat do jenë të mira, mundësi edhe për të kryer shpenzime.
Shigjetari
Ato që do të vendosin se si do të shkojë dita juaj sot do të jenë emocionet dhe ndjenjat për ju që jeni në një marrëdhënie. Jeni shumë të ndjeshëm kohët e fundit. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria, do preferojnë të qëndrojnë ende me statusin që kanë. Financat do jenë në nivele normale për të kryer shpenzime.
Bricjapi
Jeni në një komunikim me vetveten sot sepse doni të evidentoni ato defekte që shpesh herë ju bëjnë të humbni toruan dhe të sjellë konflikte me partnerin/en. Beqarët do i kenë të qarta idetë në kokën e tyre dhe do dinë se çfarë kërkojnë për veten. Financat do jenë me fat, do keni mbështetjen e yjeve.
Ujori
Ditë e shkëlqyer sot për ju që jeni gjithë kohën të zënë me gjëra të reja dhe kreative. Keni formuar një ambient mjaft të këndshëm rreth vetes dhe partnerit/es. Beqarët nuk do duan të ndryshojnë statusin, prandaj do preferojnë të argëtohen në shoqërinë e miqve. Financat do jenë të mira, falë menaxhimit tuaj.
Peshqit
Ditë jo shumë e mirë për ata që janë në një marrëdhënie. Sot problemet do të vijnë duke u thelluar dhe nuk do të keni mundësi të reagoni. Beqarët do jenë joshës me personin që pëlqejnë dhe do arrijnë ta bëjnë për vete. Në planin financiar situatën do e keni nën kontrollin tuaj, nuk ka vend për shqetësime.