Deputeti Ben Blushi, kryetar i subjektit të ri politik LIBRA, akuzoi qeverinë dhe sistemin e drejtësisë në lidhje me lirimin nga burgu të Lulzim Berishës. Nga foltorja e Kuvendit, Blushi theksoi se me anë të një vendimi, kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako u la i lirë një person që ka vrarë 5 veta. Ai e quajti Dakon si fytyrën e vërtetë të “Rilindjes”.
“Çdo qeveri aq më pak dhe aq më shumë një qeveri që ka gati 3 vite e gjysmë mandat, vjen e bën një bilanc, si e gjeti vendin dhe si po e lë. Kur është puna tek varfëria, korrupsioni, cilësia e shkollave, e shërbimeve në përgjithësi. Është shumë e rëndë për këtë qeveri. Padyshim problemet me gjyqësorin kanë qenë në Shqipëri, kanë ekzistuar për gati 25 vite. Ka shumë shqiptar se besojnë sot që gjyqtarët në Shqipëri bëjnë drejtësi. A mund të hy në fuqi ligji i vettingut? Unë nuk besoj, Po pse kërcënohet drejtësia në Shqipëri? “Po kërcënohet nga Gjykata Kushtetuese. Nuk është vetëm kaq. Dua të marr rastin që ndodhi në Durrës. U lirua një person që ka vrarë 5 vetë. Pse u lirua ai? U lirua se një kryetar bashkie, fytyra e vërtetë e Rilindjes, i dha një vlerësim pozitiv dhe bëri sekserin, mes gjykatësit dhe vrasësit. Është politika mbas vendimeve të gjyqësorit. Si ka mundësi që një shumicë si rilindja e ka të përsëritur këtë gjë? Rasti i Kavajës, i Durrësit. Për mos të folur shumë për këta deputet këtu. Kush ndërhyn tek gjykatat në Shqipëri? Çfarë ndodhi në Durrës? Kë do marrin në punë? Njërin që është vrasës? E ta çojnë të pastrojë bulevardin e Durrësit.”, tha Blushi.
Ai tha më tej ze zgjedhjet rrezikohen nga “Lul Berishët” dhe “Rroshët” që paguajnë për të dalë nga burgu.
/a.m.