Ish-deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti duket se e ka lënë pas shqetësimin që i solli publikimi i një audio-përgjimi nga gazetari maqedonas Bozhinovski, gjatë të cilit Mehmeti shkëmbente biseda “hot” me një zyrtar të lartë nga partia e saj, njëherazi edhe zv/kryeministër i Maqedonisë, Musa Xhaferi.
Ndonëse Mehmeti mohoi të ketë qënë protagoniste e kësaj bisede, imazhi i saj si deputete në Maqedoni u dëmtua. Por megjithatë, Ermira duket ta ketë lënë pas të shkuarën për t’iu rikthyer sërish poltikës, ndonëse jo në Maqedoni.
Sipas Gazetës Lajm, Ermira ka firmosur një kontratë një vjeçare si këshilltare politike dhe juridike e deputetit austriak, Stefan Schennach në Këshillin e Evropës.
“Kontrata parashikon angazhimin tim si këshilltar politik dhe juridik i Deputetit Stefan Schennach, në fushat e marrëdhënieve ndërkombëtare, hartimit të strategjive për Ballkanin, zhvillimin e qëndrueshëm, energjisë së rinovueshme. Në mënyrë më specifike, kontrata parasheh angazhim, këshillim dhe asistencë në hartimin e raporteve dhe Rezolutave të Këshillit të Evropës në Komitetin e Monitorimit, konfliktit ndërmjet vendeve anëtare, Komitetin për kulturë dhe Komitetin mbi Rregulloren e Asamblesë Parlamentare”, deklaroi Mehmeti.
Në zgjedhjet e vitit 2014, ajo ishte pjesë e listës së BDIsë në njësinë zgjedhore numër 1, kur kjo parti fitoi gati dyfish më tepër vota se tani me Artan Grubin.
ma.me