Prokuroria ka urdhëruar lirimin e 11 persona të arrestuar të shtunën në Tiranë për shitje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Burime nga organi i akuzës së kryeqytetit konfirmuan se arrestimi për katër menaxherë lokalesh, është cilësuar i paligjshëm.
Kjo për shkak se nuk provohet se ata kanë lidhje me shitjen e drogës që kryhej në ambientet e këtyre lokaleve. Ndërsa për 7 personat e tjerë punonjës dhe klientë të këtyre lokale është caktuar masa detyrim paraqitje. Të shtunën policia e Tiranës njoftoi se 11 persona u prangosën gjatë operacionit të zhvilluar në disa lokale te njohura ne ish-bllok.
Sipas bluve të Tiranës disa lokale kishin krijuar kushte për klientët për të konsumuar lëndë narkotike.Nga hetimet e policisë është faktuar se ishin krijuar disa dhoma të veçanta me të gjitha mjetet e nevojshme për të konsumuar drogë të tilla si heroinë dhe kokainë.
Në disa raste ishin po punonjës të stafit të lokaleve që shpërndanin drogën, ndërsa në disa raste të tjera shpërndarësit hiqeshin si klient të këtyre lokaleve./ TV KLAN
ma.me