La Liga spanjolle ka pezulluar një nga albitrat anësorë për dy javë, pasi ai ishte tepër miqësor me lojtarët e Barcelonës gjatë “El Clasicos”.
Paul Norbert Cebrian Devis nuk ka referuar në asnjë ndeshje këtë fundjavë në Spanjë dhe komiteti i referëve ka njoftuar se ai do të mungojë edhe në javën e radhës, pasi sjellja e tij e treguar në “Camp Nou” ka lënë për t’u dëshiruar, transmeton Koha Ditore.
Radiostacioni “Cadena SER” ka raportuar se Devis është dënuar për sjelljen e tij në tunel, ku në raportin e komitetit është thënë se ai kishte biseduar me lojtarët e Barçës para ndeshjes.
Lojtarët e Real Madridit nuk kishin bërë një ankesë zyrtare, por ishin kritik ndaj arbitrit Carlos Clos Gomez dhe ndihmësve të tij pas përballjes së madhe derbi mes dy skuadrave…, përgatiti Koha. (b.an)