Në tremujorin e tretë 2016, shkalla e punësimit ka arritur në 57,1 %, me një rritje vjetore prej 8,5 %. Të dhënat vijnë përmes Anketës së Forcave të Punës të sapopublikuar nga INSTAT. Sipas raportit, krahasuar me tremujorin e dytë 2016, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,8 pikë përqindje.
Në tremujorin e tretë të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 67,3 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 2,6 pikë përqindje më e lartë.
Shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie prej 2,5 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin pararendës. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2016 është 4,9 pikë përqindje më e ulët.
Ritmi i rritjes së punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë, nga tremujori i dytë 2016 në tremujorin e tretë 2016 është: 5,1 % në sektorin e industrisë, 2,5 % në sektorin e shërbimeve dhe 2,3 % në sektorin e bujqësisë.
ma.me