Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness beson se është vetëm çështje kohe kur klubi i tij do të thyejë rekordin në transferime, dhe të paguajë rreth 200 milionë euro për një lojtar.
“Vite më parë kam thënë se kemi arritur limitin financiar. E kisha gabim. Nëse Bayerni luan ndaj Dortmunidt dhe të dy ekipet kanë ndonjë lojtar kinez në ekip, rreth 300 milionë njerëz në Kinë janë duke e shikuar ndeshjen online dhe paguajnë 1 euro për ta bërë këtë, atëherë kemi një situatë krejtësisht të re.
Ajo do të thotë se kemi 300 milionë euro brenda vetëm një dite. Jam i bindur se së shpejti do të shohim ndonjë lojtar që do të transferohet për 150 apo 200 milionë euro”, ka thënë Hoeness për Bild, cituar nga Express. (b.an)