Ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin organizoi një pritje me përfaqësuesit e Kuvendit dhe shoqërisë civile. Nga fotot shihet se ambienti ka qenë i mbushur me diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë, por midis fotove bie në sy marrëdhënie miqësore e deputetit Genc Ruli me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin. Në një tjetër foto, ai shihet duke biseduar me kolegen e tij demokrate, Majlinda Brgeu. Që të dy në fakt njihen si garda e vjetër dhe si kundërshtarë të linjës së ndjekur nga Lulzim Basha për drejtimin e partisë, shkruan Dita. Në një tjetër foto, dallohen së bashku dhe Aldo Bumci dhe Kastriot Islami, por që mesa duket, janë mënjanuar gjatë mbrëmjes nga Ruli dhe Bregu.