Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi është detyruar të largohet nga fusha në takimin që është duke u zhvilluar ndaj Stoke Cityt.
Mustafi u lëndua në minutën e 25, dhe në vend të tij u inkuadrua Hector Bellerin. Goal raporton se Mustafi ka lënduar muskujt.
Ai u duartrokit nga të gjithë fansat kur po dilte nga fusha.
Arsenali momentalisht është duke humbur me rezultat 0-1, me golin e shënuar nga Adam në minutën e 29, citohet Koha. (b.an)