Kjo foto është duke bërë xhiron e rrjetit. Në të ndodhen kancelarja Angela Merkel, presidenti Barak Obama, ish-kryeministri Italian Matteo Renzi, ish-kryeministri Britanik Devid Kameron dhe presidentit i Francës, Fransua Hollande. Foto është bërë në forumin e Hanover, në prill 2016. Nga të pestë këta, tani ka mbetur vetëm Angela Merkel. Cameron dhe Renzi dhanë dorëheqjen pasi humbën referendumet në vendet e tyre, Hollande vendosi të mos rikandidojë për president, ndërsa Obamas i përfundoi mandati. Me një Europë më të përçarë se kurrë, shpresa e vetme e saj tani është Angela Merkel. Nëse do të largohej edhe ajo, situata mund të ishte vërtet dramatike!
ma.me